Trendy

“Droga në duart e të miturve” – Tre 16-vjeçarë kapen me marihuanë në mes të Pirokut!

Para 9 muaj

Mbrëmjen e 29 qershorit, rreth orës 22:30, policia nga Stacioni Policor në Kamjan ndërhyri në fshatin Pirok, ku ndaloi tre të mitur 16-vjeçarë që posedonin lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Sasia e drogës u konfiskua në vendngjarje, ndërsa ndaj të miturve do të ndërmerren masa ligjore përkatëse pasi të dokumentohet rasti.

Policia apelon për kujdes nga prindërit dhe institucionet arsimore për përfshirjen e të rinjve në veprime të paligjshme që rrezikojnë shëndetin dhe të ardhmen e tyre.

Trending