Trendy

90 shkelje në 24 orë – Aksion i gjerë policor në Tetovë dhe Gostivar, dhjetëra gjoba dhe automjete të larguara

Para 9 muaj

Policia e Tetovës dhe Gostivarit ka zhvilluar një aksion të gjerë kontrolli në qarkullimin rrugor gjatë ditës së hënë, më 30 qershor, ku janë evidentuar 90 shkelje të ndryshme në vetëm një ditë.

Sipas të dhënave zyrtare:

26 shoferë janë ndëshkuar për parkim të parregullt (17 në Tetovë dhe 9 në Gostivar);

17 automjete janë larguar nga qarkullimi me karrotrec;

47 kundërvajtje të tjera janë regjistruar, përfshirë mosrespektimin e rregullave të trafikut dhe shkelje të tjera të kodit rrugor (28 në Tetovë dhe 19 në Gostivar).

Aksioni i kontrollit ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të rritur sigurinë në rrugët e vendit dhe për të parandaluar aksidentet.

Policia apelon te të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin parkimin e parregullt dhe të kenë kujdes të shtuar, me qëllim ruajtjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Trending