Një tjetër rast shqetësues u raportua më 1 korrik 2025 në Tetovë. Rreth orës 23:35, në SPB Tetovë është paraqitur një rast prishjeje të rendit dhe qetësisë publike. Denoncuesi, A.Ќ. nga Tetova, ka raportuar se para një spitali privat në rrugën “V.S. Bato”, është zhvilluar një incident që përfundoi me lëndime trupore. Në vendngjarje, policia ka hasur shtetasin B.T., 44 vjeç, gjithashtu nga Tetova, i cili ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në Qendrën Klinike të qytetit. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për përleshje apo sulm të njëanshëm. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e të gjitha palëve të përfshira.
Trending










