Në orën 09:10 të datës 2 korrik, në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, policia arrestoi personin A.S. (38), i cili po i pengonte forcat e rendit që po kryenin detyrën zyrtare në terren. Sipas informacioneve zyrtare, A.S. kishte ndërhyrë në mënyrë agresive dhe kishte refuzuar t’i bindet urdhrave të policisë.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim penal për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.










