Një skandal ka tronditur Policinë e Gostivarit, pasi një zyrtar policor është kapur duke vjedhur 25,000 euro para cash dhe stoli ari në vlerë prej 50,000 euro, të cilat ishin sekuestruar gjatë bastisjeve dhe duhej të ruheshin në stacionin policor.
Punonjësi i policisë D.S. (51), nga Departamenti i Krim-Teknikës, është ndaluar më 03.07.2025 në orën 17:50, nën dyshimin për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” sipas neneve 353 dhe 354 të Kodit Penal.
Në të njëjtën çështje, është arrestuar edhe një argjendar I.Sh. (32) për ndihmë dhe fshehje të bizhuterive të vjedhura. Gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dëshmi të shumta që lidhen me veprat penale.










