Trendy

Përpjekje e fuqishme policore për prishjen e rrjetit të drogës në Maqedoni

Para 9 muaj

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, zhvilloi një aksion antidrogë në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë.

Gjatë bastisjeve të kryera nën drejtimin e prokurorit publik, u sekuestruan 5 kilogramë amfetaminë, ndërsa disa persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve për trafikun e drogës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një prononcim për Alsat.mk, njoftoi se nuk mund të japë detaje më të hollësishme për momentin, por theksoi rëndësinë e aksionit:

“Aksioni i djeshëm, i organizuar në periudhë më të gjatë, rezultoi me kapjen e 5 kilogramëve amfetamine të lidhura me disa grupe kriminale në Maqedoni. Po veprojmë në koordinim me prokurorin përgjegjës publik dhe personat e përfshirë do të procesohen para gjykatësit paraprak,” deklaroi ministri Toshkovski.

Ky aksion vjen si pjesë e përpjekjeve të institucioneve për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në vend.

Trending