Trendy

“One Stop Shop” në Tabanoc – VLEN i hap rrugën mërgatës me kufij më të shpejtë e pa burokraci!

Para 10 muaj

Në pikën kufitare të Tabanocit ka hyrë në funksion sistemi modern “One Stop Shop”, një zhvillim i shumëpritur që do të lehtësojë ndjeshëm kalimin kufitar për qytetarët, sidomos për mërgatën shqiptare që kthehet në vend gjatë sezonit veror.

Ky sistem, i testuar dhe i suksesshëm në Bllacë dhe Jazhincë në kufi me Republikën e Kosovës, ofron efikasitet, shpejtësi dhe ulje të burokracisë, duke ndalur kontrollet e dyfishta dhe duke përshpejtuar procesin e hyrjes dhe daljes nga shteti.

Zbatimi i tij në Tabanoc vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i një angazhimi politik të koalicionit VLEN, i cili po e kthen qeverisjen në veprim konkret që prek jetën e përditshme të qytetarëve.

“Për ne si VLEN, qeverisja nuk është vetëm premtim, por veprim në dobi të qytetarëve,” thuhet në reagimin zyrtar.

Përfaqësuesit e VLEN-it theksojnë se mërgata shqiptare meriton respekt dhe trajtim dinjitoz në çdo kontakt me shtetin, dhe këtë herë veprat po flasin më shumë se fjalët.

“Me ‘One Stop Shop’, vendlindja është më afër se kurrë – mirë se vini në shtëpi!”

Ky model pritet të ndikojë pozitivisht në uljen e pritjeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve në kufi, duke shënuar një tjetër hap drejt standardeve evropiane të administrimit kufitar.

Trending