Trendy

Bilall Kasami: Nga mbeturina në vendpushim – Komuna sjell park të ri për qytetarët

Para 10 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, edhe këtë fundjavë në terren! E shtuna nisi me punë konkrete në një nga hapësirat publike që për dekada ishte lënë në harresë – zona përreth Xhamisë së Pashës, e cila dikur njihej për kullosa, mbeturina dhe degradim mjedisor.
Sot, falë angazhimit personal të kryetarit dhe bashkëpunimit me drejtorin e NPK-së dhe punëtorët komunalë, kjo hapësirë po rilind si një park modern, i pastër dhe i gjelbëruar, ku qytetarët tashmë kanë një vend dinjitoz për të kaluar kohën e lirë.
“Ju kujtohet si ishte ky vend?! Me mbeturina, një vend i paprekur për dekada! Sot ofrojmë një park të ri për qytetarët – një oazë mes gjelbërimit,” – shkroi Kasami në rrjetet sociale, duke ndarë edhe pamje nga puna në terren.
Me këtë projekt të ri, Tetova po ndryshon pamje, hapësirat publike po pastrohen, gjelbërimi po shtohet, dhe banorët ndihen më afër natyrës dhe qytetit që e meritojnë.
“Qeverisja jonë është në terren, jo në zyrë!” – është mesazhi që Kasami vijon të përçojë me punë konkrete, çdo ditë, edhe të shtunave.
Me vendosmëri, thjeshtësi dhe rezultate të prekshme, Bilall Kasami po e kthen Tetovën në model të qeverisjes urbane për gjithë rajonin.

Trending