Trendy

Pse mungoi Ronaldo në funeralin e Jotës?

Para 10 muaj

Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, u varrosën të shtunën paradite në një kishë në Gondomar, afër Portos, pas aksidentit tragjik me makinë që u mori jetën të enjten në mëngjes. Ngjarja ka prekur thellë botën e futbollit dhe më gjerë, me shumë homazhe që janë bërë për dy vëllezërit e ndjerë.

Në ceremoni morën pjesë futbollistë të kombëtares së Portugalisë dhe të Liverpool-it, përfshirë edhe disa nga ish-bashkëlojtarët e Jotës te Wolves. Megjithatë, për shkak të rrethanave të ndryshme, disa figura nuk ishin të pranishme – më e spikatura, kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Pasi mori lajmin, Ronaldo – i cili ka luajtur 32 ndeshje përkrah Jotës me fanellën e Portugalisë – reagoi me një mesazh prekës në platformën X.

“Nuk ka kuptim. Ishe me ne në ekipin kombëtar, sapo ishe martuar.
Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe gjithë forcën e botës. E di që do jesh gjithmonë pranë tyre.
Prehu në paqe, Diogo dhe Andre. Do na mungoni të gjithëve”.

Sipas The Mirror, arsyeja pse Ronaldo mungoi në funeral ka qenë dëshira për të mos e tërhequr vëmendjen nga vetë ceremonia dhe dhimbja e familjes. Raportohet se ylli i Al-Nassr nuk donte që prania e tij në qytetin e vogël të Gondomarit të errësonte lamtumirën për Jotën dhe vëllain e tij. Ai ka qëndruar larg vëmendjes publike ditët e fundit, i rrethuar nga familja.

Funerali i përbashkët i Jotës dhe Silvës ka qenë ngjarje publike dhe shumë e komentuar në rrjetet sociale. Përveç Ronaldo-s, në ceremoninë mortore ishin të pranishëm figura të njohura si Virgil van Dijk, Andy Robertson, Bruno Fernandes dhe Ruben Neves – shumë prej të cilëve kishin marrë pjesë në dasmën e Jotës me Rute Cardoso vetëm dy javë më parë në Porto.

Liverpool ka konfirmuar se do ta nderojë kontratën e mbetur të Jotës, duke garantuar mbështetje për familjen e tij. Sulmuesi i ndjerë kishte edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me klubin nga Anfield.

Trending