Trendy

Faton Esati kandidat për Bogovinën?

Para 8 muaj

Partitë politike janë në përgatitje të listës së kandidatëve për zgjedhjet lokale, dhe siç mësohet jozyrtarisht, në komunën e Bogovinës pritet të garojë Faton Esati.

Esati, ekonomist me përvojë të gjatë në sektorin privat dhe aktivist i njohur në sektorin civil, ka udhëhequr për disa vite shoqatën “Vepra” në Bogovinë, duke u angazhuar në projekte zhvillimore dhe çështje të interesit publik.

Indikacionet për një kandidim të mundshëm i ka dhënë vetë ai në profilin e tij në Facebook, ku shkruan se “Bogovinës duhet t’i kthehet dinjiteti dhe shpresa”, një mesazh që shumë e kanë interpretuar si paralajmërim për një angazhim politik më të thellë.

Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga VLEN apo vetë Esati, emri i tij po përmendet gjithnjë e më shumë në qarqet lokale si një kandidat me potencial serioz për të sfiduar dominimin tradicional të BDI-së në këtë komunë.

Trending