Trendy

Itali-vajza 9 vjeçare nga Maqedonia, humb jetën pasi ra në një lum

Para 9 muaj

Një tragedi e rëndë tronditi komunën italiane San Giacomo di Pederoba, afër Trevizo, ku humbi jetën një vajzë nëntëvjeçare me origjinë nga Maqedonia raporton “La Tribuna di Trevizo”.

Vajza, Adna Islam, banore e Cavaso del Tomba, ishte në një udhëtim përgjatë Lumit Piawe me prindërit e saj, Ihmet dhe Naila, dhe me vëllain dhe motrën më të vogël.

Sipas raportimeve, Adna e vogël po luante në shkëmbinj me fëmijët e tjerë kur papritur rreshqiti dhe ra në lumë. Rryma e shpejtë dhe e fuqishme e ujit e tërhoqi, dhe vajza u zhduk para syve të familjarëve dhe dëshmitarëve.

Ekipet e zjarrfikësve, karabinierët dhe zhytësit mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit. Pas një kërkimi të gjatë dhe të vështirë, rreth orës 18:30, zhytësit nga brigada e zjarrfiksesve gjetën trupin e vajzës, të bllokuar mes shkëmbinjve në lumë.

Trending