Trendy

Videoja e Fazliut në TikTok ndez rrjetin në më pak se 20 orë

Para 10 muaj

Lëvizja “Arbëria”, themeluesit e së cilës janë disa politikanë të njohur të cilët kishin disa vite tërheqje nga skena politike, sapo ka nisur zyrtarisht rrugëtimin e saj. Ende pa ndërtuar një PR zyrtar, zëri i kësaj lëvizjeje duket se po gjen jehonë në rrjete sociale.

Në një kanal të sapohapur në TikTok, një video e vjetër e ish-deputetit Bekim Fazliu, një nga themeluesit e lëvizjes ka arritur mbi 140 mijë shikime në më pak se 20 orë, duke surprizuar edhe më skeptikët e idesë për themelimin e një subjekti të ri.

Ky reagim i menjëhershëm në një platformë si TikTok, pa promovim të paguar dhe pa ndihmën e mediave të mëdha, sinjalizon një etje të publikut për figura të njohura politike me profil të fortë dhe që njihen për përfaqësimin aktiv. A është kjo një shenjë se qytetarët janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e politikanëve me përvojë dhe qëndrime të forta?
Një gjë është e qartë.

“Arbëria” ka hyrë në lojë dhe kjo nuk po kalon pa u vënë re.

Madje për hir të së vërtetës, themelimi i saj ka shkaktuar goxha turbullime lukthi tek ata që politikën e trajtojnë si ndërmarrje private.

Ja video e plotë: https://vm.tiktok.com/ZMSqUV8oX/

Trending