Trendy

Mbyllet kufiri në Bllacë të Poshtme – Ndalohen hyrjet dhe daljet nga Maqedonia e Veriut

Para 8 muaj

Bllacë, 7 korrik 2025 – Kufiri në vendkalimin Bllacë e Poshtme është mbyllur tërësisht për qarkullim, si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët. Lajmin e ka konfirmuar Lidhja Automote e Maqedonisë, ndërsa si arsye është përmendur shpërthimi i zjarreve në fshatin kufitar Bllacë.

“Vendkalimi kufitar Bllacë e Poshtme është mbyllur tërësisht për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut (për të gjitha automjetet dhe individët)”, thuhet në njoftimin zyrtar të LAMM, të transmetuar nga TV21.

Zjarret, që kanë shpërthyer në afërsi të kufirit, kanë detyruar autoritetet që për arsye sigurie të bllokojnë plotësisht qarkullimin në këtë pikë të rëndësishme të kalimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Aktualisht nuk ka informacione se kur do të rihapet kufiri, ndërkohë udhëtarët këshillohen të shfrytëzojnë vendkalime të tjera për të shmangur vonesa dhe rreziqe të mundshme.

Autoritetet janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën me zjarret, ndërsa qytetarët janë të lutur të ndjekin njoftimet zyrtare për zhvillimet e mëtejshme.

Trending