Trendy

Vjedhje me skenar filmik: merr veturën e huaj, plaçkit lokal dhe zhduket

Para 9 muaj

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë penale ndaj një personi, i dyshuar për dy vepra penale: “Marrje e paautorizuar e mjetit motorik” sipas nenit 242 paragrafi 1 dhe “Vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 paragrafi 1 pika 1 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, më 3 korrik 2025, i dyshuari ka përfituar nga pakujdesia e pronarit të një veture të lënë të hapur me çelësat në bravën e ndezjes, pranë Tregut të Gjelbër në rrugën “11 Tetori” në Shkup, dhe e ka marrë automjetin e markës “Volkswagen Golf 3” pa leje.

Po të njëjtën natë, në një lokal gastronomik në Kej, afër Qendrës Kulturore Rinore, i dyshuari ka hyrë me forcë duke thyer dritaren e kuzhinës. Ai ka vjedhur një njësi të kondicionerit, një altoparlant, pije alkoolike, ushqime dhe sende të tjera, duke shkaktuar dëm të përgjithshëm prej mbi 70.000 denarë.

Për shkak të rrezikut për arratisje, Prokuroria ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Hetimet janë në vijim.

Trending