Trendy

Netanyahu: Izraeli ende nuk e ka përfunduar punën në Rripin e Gazës

Para 9 muaj

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të martën pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë se Izraeli “ende nuk e ka përfunduar punën” në Rripin e Gazës.

Duke folur përballë gazetarëve, Netanyahu theksoi përkushtimin e tij për të liruar të gjitha pengjet izraelite dhe për të shkatërruar plotësisht aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit. “Gaza duhet të ketë një të ardhme të ndryshme – për hir tonin, për hir të të gjithëve”, tha ai.

Kjo shënon vizitën e tretë të Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë këtë vit, me luftën në Gazë dhe rolin e administratës Trump në qasjen ndaj konfliktit si temë kryesore të diskutimeve.

Të dy liderët, në paraqitjen e tyre publike, shprehën optimizëm për një kapitull të ri në Lindjen e Mesme, duke përmendur suksesin e përbashkët kundër ndikimit iranian. Netanyahu vlerësoi mbështetjen e Trumpit, duke deklaruar se “koordinimi midis një presidenti amerikan dhe një kryeministri izraelit ka qenë i pakrahasueshëm”.

Sipas një deklarate zyrtare nga zyra e kryeministrit izraelit, Netanyahu dhe Trump pritet të zhvillojnë edhe një takim tjetër gjatë së martës.

Trending