Trendy

Mbi 30 shoferë të ndëshkuar për parkim të paligjshëm në Tetovë dhe Gostivar

Para 9 muaj

Tetovë, 8 korrik 2025 – Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga SPB-Tetovë ndaj automjeteve dhe drejtuesve të tyre, janë konstatuar një sërë shkeljesh në komunikacion. Janë ndëshkuar gjithsej 33 shoferë për parkim të paligjshëm – 27 në Tetovë dhe 6 në Gostivar. Prej tyre, 17 automjete janë larguar nga vendparkimet me mjetin special “merimangë”.

Po ashtu, janë regjistruar edhe 66 kundërvajtje të tjera të rregullave të trafikut, ku 48 janë nga Tetova dhe 18 nga Gostivari. Policia do të vazhdojë me kontrolle intensive në periudhën në vijim për të rritur sigurinë në rrugë.

Trending