Trendy

Fetai: Në vetëm dy javë, kemi bërë më shumë se sa të tjerët në dy dekada

Para 9 muaj

Zëvendëskryeministri për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, Arben Fetai, ka publikuar një përmbledhje të punëve të realizuara nga qeveria në vetëm dy javët e fundit, duke theksuar se rezultatet flasin vetë dhe se qytetarët tashmë bëjnë dallimin mes punës dhe propagandës.
Sipas Fetait, këto janë disa nga arritjet kryesore të kësaj periudhe:

Miratimi në Qeveri i Projektligjit historik për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili vjen pas më shumë se dy dekadash premtime të pambajtura nga pushtetet e mëparshme.

Zgjidhja përfundimtare e të gjitha rasteve të personave pa shtetësi, një problematikë që rridhte nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, dhe që e bën Maqedoninë e Veriut shtetin e parë në rajon që e mbyll këtë çështje sipas UNHCR-së.

Miratimi i Strategjisë së re për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile për periudhën 2025–2029, pas një periudhe të gjatë të anashkalimit të këtij sektori nga qeveritë e kaluara.

Zgjidhja e statusit të dhjetëra inspektorëve tatimorë komunalë, të cilët për vite me radhë ishin lënë pa licenca dhe të kategorizuar si punonjës administrativë.

“Qytetarët nuk bien më pre e mashtrimeve të atyre që vajtojnë privilegjet e tyre personale. Këto arritje dhe shumë të tjera që do të vijnë janë për të gjithë”, theksoi Fetai në postimin e tij, duke përfunduar me mesazhin: “Vazhdojmë”.

Trending