Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, qëndron sot për një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Ai do të pritet në qytetin e Ohrit nga presidentja e shtetit mikpritës, Gordana Siljanovska-Davkova.
Takimi mes dy presidentëve do të mbahet në vilën “Biljana”, ku është paraparë një drekë pune dhe diskutime mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal dhe çështje me interes të përbashkët mes dy vendeve.
Në vijim të vizitës, gjatë orëve të pasdites, presidenti Begaj dhe presidentja Siljanovska-Davkova do të vizitojnë disa prej artizanateve dhe objekteve me vlerë kulturore e historike të Ohrit. Ndërsa në mbrëmje, të dy krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit tradicional “Vera e Ohrit”.
Presidenti Begaj shoqërohet në këtë vizitë edhe nga bashkëshortja e tij, zonja Armanda Begaj.










