Më 12 korrik 2025, rreth orës 02:05 pas mesnate, në rrugën “Ohridska” në Manastir është hedhur një mjet shpërthyes nga një person ende i panjohur. Sipas njoftimit nga SPB Manastir, nga shpërthimi janë dëmtuar disa automjete të parkuara të markave “Volkswagen”, “BMW”, “Toyota”, “Kia”, “Renault”, “Matiz” dhe “Tico”, të gjitha me targa të Manastirit.
Përveç dëmeve në automjete, shpërthimi ka shkaktuar dëmtime edhe në dritaret dhe dyert e disa shtëpive përreth.
Ekspertizën në vendngjarje e kanë kryer një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Manastirit dhe një ekip hetimor i SPB-së. Aktualisht janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti.





