Trendy

20-vjeçari humb jetën papritur teksa luante volejboll me shokët në plazh

Para 12 muaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar. Në Dhërmi, ka vdekur një 20 vjeçar nga Kosova.Lidhur me rastin detajet e reja janë bërë të ditura nga A2 CNN.Referuar raportit të policisë, i riu nga Kosova vdiq derisa po luante volejboll me shokët e tij.

“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij”, njofton policia transmeton Klankosova.

Autopsia mjekoligjore për rastin do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 20-vjeçarit.

Trending