Trendy

VLEN në kufi me mërgimtarët — Një mirëseardhje simbolike, por plot zemër!

Para 8 muaj

Mërgata nuk është mysafire në vendin e vet, ajo është zemra që rreh larg, por që frymon gjithmonë për atdheun. Në këtë frymë, përfaqësues të VLEN-it mirëpritën bashkatdhetarët tanë që po kthehen pranë familjeve të tyre në këto ditë vere.

Në pikën kufitare të Tabanocit, mërgimtarët u pritën me ngrohtësi nga: Ardita Sinani, kryetare e Preshevës, Arben Fetai, zëvendëskryeministër, Safije Shahini, zëvendësministre e Sportit, Astrit Iseni, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë, Merita Koxhaxhiku, deputete dhe zëvendësministrja e transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Një falënderim i veçantë shkon për rininë e VLEN-it, e cila u angazhua me përkushtim për t’u dhënë mërgimtarëve një mirëseardhje simbolike, por të sinqertë, në ditët e nxehta të korrikut.

VLEN është dhe do të mbetet gjithmonë pranë mërgatës, jo vetëm për përkrahjen që jep, por sepse është pjesë e pandashme e kësaj toke dhe e të ardhmes së saj.

Trending