Trendy

A po hyn PDSH në Qeveri? Menduh Thaçi gati të bashkohet me shumicën?!

Para 8 muaj

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut pritet një tjetër tronditje që mund të rikonfigurojë balancat e shumicës qeveritare. Burime të sigurta për ZYRTARE.net bëjnë të ditur se deputeti turk, Bejxhan Iljaz, do të tërhiqet nga mandati i tij parlamentar për t’u emëruar ambasador i shtetit. Në vend të tij në Kuvend do të rikthehet Fatmire Isaku nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), duke shënuar një hapje të re për këtë subjekt politik.

Por lëvizja më e bujshme vjen nga Menduh Thaçi! Lideri i PDSH-së, i njohur për qasjet e tij politike të papritura, pritet t’i bashkohet shumicës qeveritare me dy deputetë, duke forcuar kështu pozicionin e tij në arenën ekzekutive. Në kuadër të marrëveshjes, Imer Aliu do të marrë postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes – detyrë që më parë e ushtroi për pak muaj Elfet Ismaili nga krahu i ASH-Taravarit.

Zhvillime që mund të ndryshojnë raportet politike në vend, ndërkohë që koalicioni qeveritar duket se po konsolidohet me mbështetje të reja.

Trending