Ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e 16 korrikut 2025 në një fshat të Tetovës, ku katër anëtarë të një familjeje janë arrestuar nga policia pas një sulmi brutal ndaj një gruaje dhe familjes së saj.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 23:25, punonjësit e policisë së Njësisë Policore të Grupçinit kanë ndaluar V.I. (24), R.I. (44), Sh.I. (44) dhe M.I. (40), të gjithë nga i njëjti fshat, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten (nusen) e tyre 26-vjeçare, si dhe motrën dhe prindërit e saj.
Por skandali nuk përfundon këtu, ata nuk e kanë lejuar gruan që të marrë fëmijën e saj njëvjeçar.
Personat janë ndaluar për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa policia ka nisur dokumentimin e plotë të rastit për ndjekje penale.










