Trendy

Akulli 1.5 milionë vjeçar do të shkrihet për të zbuluar misteret e klimës

Para 8 muaj

Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 milionë vjet ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, ku shkencëtarët do ta shkrijë për të zbuluar informacione jetike mbi klimën e Tokës.
Cilindri i tejdukshëm, i shpimit nga thellësitë e akullnajës në Antarktik, konsiderohet si akulli më i vjetër i planetit. Brenda tij janë të ngrira mijëra vite të dhëna që shkencëtarët thonë se mund të “revolucionarizojnë” dijet tona mbi ndryshimet klimatike.
Gazetarët e BBC News hynë në dhomën frigoriferike të British Antarctic Survey në Kembrixh, ku temperatura shkon deri në -23°C, për të parë kutitë e çmuara me akull.
“Kjo është një periudhë plotësisht e panjohur e historisë së Tokës sonë,” tha Dr Liz Thomas, drejtuesja e kërkimeve mbi bërthamat e akullit në British Antarctic Survey.

Trending