Trendy

Pasagjeri shqiptar tenton të hapte daljen e emergjencës, avioni detyrohet të bëj ulej

Para 8 muaj

Një incident ka ndodhur gjatë fluturimit nga Omaha në Detroit të enjten në mbrëmje, pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte daljen e emergjencës gjatë fluturimit dhe u përball me një anëtar të ekuipazhit. Incidenti ndodhi në orën 7 të mbrëmjes në Fluturimin 3612 nga Omaha në Detroit, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Kapiteni i aeroplanit menjëherë njoftoi kullën e kontrollit në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, duke e përshkruar situatën si më poshtë: “Pasagjeri aktualisht po lufton me asistenten tonë të fluturimit dhe po përpiqet të hapë daljen e emergjencës.
Më pas 23-vjeçari shqiptar nuk ishte në gjendje ta hapte derën dhe aeroplani u ul në mënyrë të sigurt. Në një deklaratë, SkyWest Airlines, e cila operon fluturimin në emër të Delta Connection, tha: “SkyWest ka tolerancë zero për sjellje të papërshtatshme, pasi siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është përparësia jonë kryesore.”

Në momentin e uljes, autoritetet arrestuan Mario Nikprelajn, 23 vjeç, me profesion kuzhinier. Gjithashtu në bord ndodheshin gjithsej 67 pasagjerë. Sipas të dhënave të FAA-s, ka pasur më shumë se 870 incidente të pasagjerëve të padisiplinuar në fluturime në SHBA vetëm këtë vit. Dënimet për veprime të tilla përfshijnë burgim, gjoba të mëdha dhe ndalime udhëtimi.

Trending