Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar futjen e inteligjencës artificiale në arsimin e mesëm. Ministrja Vesna Janevska, në bashkëpunim me Fakultetin e Informatikës në Shtip dhe grupin Breinster, nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi për integrimin e inteligjencës artificiale në programet shkollore.
“Fokusi parësor i memorandumit që po e firmosim sot është mbështetja për futjen e inteligjencës artificiale në shkollat e mesme. Është e rëndësishme që nxënësit tanë të dinë ta përdorin atë në mënyrë etike në arritjen e qëllimeve arsimore dhe profesionale. Por Breinster do të ndihmojë edhe në integrimin e sipërmarrjes si fushë dhe temë në programet mësimore të arsimit të mesëm, dhe unë i falënderoj për dorën e shtrirë”, deklaroi Janevska.
Marrëveshja e sotme përfshin MASH-in, Byro për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrën për Zhvillimin e Arsimit Profesional, me synim fuqizimin e sistemit arsimor përballë sfidave të teknologjisë së avancuar.
Nga ana e saj, Ministria rikujtoi se tashmë janë përgatitur udhëzimet për përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin mësimor:
“Rikujtoi se MASH dhe Fakulteti e Informatikës në Shtip, tashmë kanë përgatitur dokument me udhëzime për mësimdhënësit dhe për nxënësit lidhur me zbatimin e inteligjencës artificiale nga shtatori”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, inteligjenca artificiale dhe sipërmarrja pritet të bëhen pjesë e rëndësishme e arsimit të mesëm në vend.










