Në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë sot kanë filluar punimet për asfaltimin e krahut tjetër të saj, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.
“Po asfaltojmë edhe krahun tjetër të rrugës ‘Boris Kidriç’! Po i japim qytetit edhe një rrugë moderne dhe me standarde bashkëkohore,” deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Punimet për rikonstruimin e rrugës me gjatësi prej rreth 350 metrash, që fillon nga rruga “Jane Sandanski” dhe përfundon te rruga “Bllagoja Toska”, kishin nisur në fund të tetorit 2024.
Për realizimin e projektit është përzgjedhur kompania Çabi Trans, me të cilën Komuna ka nënshkruar marrëveshje më 6 shkurt 2024, në vlerë prej 7.146.737,26 denarë, me kohëzgjatje 12 muaj.
Më 7 gusht 2024 është nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për të njëjtën rrugë, me vlerë prej 4.874.580 denarë dhe afat zbatimi 12 muaj.
Segmenti i rrugës që kalon pranë Qendrës Sportive aktualisht nuk është pjesë e planit për rikonstruim.
Banorët e zonës vazhdojnë të shprehin kërkesat e tyre për rikonstruimin e plotë të kësaj rruge.










