Trendy

Durmishi: Takim strategjik me ministrin e Azerbajxhanit, hapim horizonte të reja për bashkëpunim ekonomik

Para 8 muaj

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm dypalësh me homologun e tij nga Azerbajxhani, Mikayil Jabbarov, në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Azerbajxhanit.

Në qendër të diskutimeve ishin mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitja e investimeve direkte dhe zhvillimi i projekteve të reja zhvillimore me interes të ndërsjellë për të dyja vendet. “Ky është një hap i rëndësishëm për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe krijimin e nismave për bashkëpunim strategjik, që do të sjellin stabilitet dhe zhvillim për të dyja vendet”, ka theksuar Durmishi pas takimit.

Trending