Një aksident i rëndë ndodhi më 21 korrik rreth orës 17:10, kur një veturë “Volkswagen Polo” që drejtohej nga një 22-vjeçar nga fshati Rataj, goditi një biçiklist 64-vjeçar dhe më pas përplasi një veturë të parkuar dhe një objekt biznesi.
Si shoferi ashtu edhe biçiklisti u lënduan dhe u dërguan në Spitalin Klinik të Tetovës. Ekspertiza u krye nga policia me urdhër të prokurorit.










