Zyrtarët policorë në Gostivar kanë privuar nga liria tre persona, të dyshuara për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë fëmijë.
Fillimisht, më 26 korrik, në orën 16:40, u arrestuan A.Q. (31) – shtetase e Republikës së Shqipërisë me qëndrim në rrethinën e Gostivarit – dhe motra e saj M.J. (22) nga rrethina e Tetovës. Ndërsa më 27 korrik, u arrestua edhe shoqja e tyre E.I. (23), po ashtu nga rrethina e Tetovës.
Arrestimet pasuan pas kallëzimit të bashkëshortit 34-vjeçar të A.Q., i cili raportoi se gjatë qëndrimit të përbashkët në Itali, tri të dyshuarat kishin incizuar dhe shpërndarë video me përmbajtje pornografike të djalit të tij trevjeçar.
Të arrestuarat janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten parashtresa përkatëse në përputhje me nenin 201 (“Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve”) dhe nenin 193-a të Kodit Penal.
Policia dhe prokuroria janë duke zhvilluar hetime të thelluara për zbardhjen e plotë të ngjarjes.










