Trendy

Gostivar: 14-vjeçari sulmohet fizikisht në mes të natës!

Para 8 muaj

Një rast shqetësues është raportuar më 28 korrik 2025 në Gostivar.

Rreth orës 05:10 të mëngjesit, 45-vjeçarja Xh.H. ka paraqitur një denoncim në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar, duke raportuar se rreth orës 03:00, në rrugën “Vëllezërit Gjinoski”, djali i saj 14-vjeçar është sulmuar fizikisht nga B.S., gjithashtu nga Gostivari.

Policia është duke ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes që ka shqetësuar opinionin lokal.

Trending