Më 27 korrik 2025, në Stacionin Policor të Tetovës është raportuar një incident i pazakontë dhe alarmues. Rreth orës 21:30, Z.H. (30) nga Tetova ka denoncuar se teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën “Kiro Ristoski-Drnc”, një plumb i humbur nga armë zjarri ka goditur automjetin e tij të markës “Audi” me targa zvicerane, i cili ishte i parkuar në oborr.
Policia ka kryer inspektim në vendngjarje dhe ka gjetur një predhë, e cila është sekuestruar për hetime të mëtejshme. Autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e rastit që ka tronditur banorët e lagjes.










