Të nderuar miq,
Të respektuar banorë të Komunës së Tearcës,
Pas shumë konsultimeve me miq, shokë, anëtarë të degës dhe mbi të gjitha banorët e dashur të komunës sonë, dje mora zyrtarisht konfirmimin nga Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, me propozim të kryetarit Arben Taravari, që të rikandidoj për Kryetar të Komunës së Tearcës.
Ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe për të ardhmen e komunës sonë. Që nga dita e djeshme kam pranuar me dhjetëra mesazhe urimi dhe përkrahjeje nga qytetarë të shumtë. Ju falënderoj sinqerisht për besimin dhe mbështetjen tuaj.
Premtimi im është i qartë: çdo banor i Komunës së Tearcës, pa dallim vendbanimi, etnie, religjioni apo kulture, do të ketë zërin e tij në vendimmarrjen komunale. Bashkë do ta bëjmë realitet çdo pikë të platformës dhe programit zhvillimor që synon ta shndërrojë Tearcën në një komunë moderne, të zhvilluar dhe me mundësi të reja për të gjithë!
Na priftë e mbara! Shihemi së shpejti në takime me secilin nga ju, për të ndërtuar së bashku të ardhmen që meritojmë” – ka shkruar Nazim Taipi.










