Sot rreth orës 11:00, Qendra Mjekësore e Gostivarit ka raportuar në DPB Gostivar për një rast të lëndimit të rëndë në vendin e punës. Viktima është R.Ç. (41), shtetas nga India me qëndrim të përkohshëm në rajonin e Tetovës.
Sipas raportit, ai ka pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë që operon në ndërtimin e autostradës Gostivar – Kërçovë.
Një ekip hetimor i DPB Gostivar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer inspektim për të zbardhur rrethanat e aksidentit.










