Trendy

Sulm fizik mes bashkëfshatarëve në Xhepçisht

Para 8 muaj

Në orën 19:20 të datës 31 korrik, në SPB Tetovë është paraqitur personi A.I. (28) nga fshati Xhepçisht, i cili ka raportuar se rreth orës 17:00 është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij N.M. ngjitur me një objekt hotelerik në fshat.

Në përpjekje për ta ndalur përplasjen, vëllai i A.I.-së, V.I., ka ndërhyrë dhe është përballur me agresorin. Policia ka ndërmarrë masa për dokumentimin e rastit dhe verifikimin e plotë të rrethanave që çuan në incident.

Trending