Më 31 korrik 2025, rreth orës 21:40, në SPB Shkup është raportuar për një incident të ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku është prishur rendi dhe qetësia publike pas një përleshjeje fizike.
Sipas raportit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, pas një mosmarrëveshjeje paraprake ndërmjet dy grupeve: në njërën anë Sh.B. (44) dhe S.B. (38), dhe në anën tjetër S.L. (22), I.L. (51) dhe L.L. (24), të gjithë me banim në Tetovë.
Policia ka intervenuar menjëherë për të qetësuar situatën, ndërsa është njoftuar se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngriten kallëzimet përkatëse ndaj të përfshirëve.
Autoritetet janë duke e hetuar ngjarjen për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në përleshje.










