Trendy

Aksion në kazinotë e Tetovës, arrestohen dy shtetas shqiptarë për qëndrim të paligjshëm në Maqedoninë e Veriut

Para 8 muaj

Më 2 gusht 2025, në periudhën nga ora 19:30 deri në 22:00, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar një aksion kontrolli në pikat e basteve dhe kazinotë në zonën qendrore të qytetit të Tetovës.

Gjatë këtij aksioni, në ora 19:40, në një kazino në rrugën “Ilinden” në Tetovë, u gjet dhe u arrestua A.M. (55) nga Republika e Shqipërisë, i cili kishte hyrë ilegalisht dhe qëndronte i padeklaruar në Maqedoninë e Veriut.

Një orë më vonë, në një tjetër kazino po në rrugën “Ilinden”, u arrestua edhe Xh.G. (39), gjithashtu shtetas i Shqipërisë, i cili po ashtu qëndronte në mënyrë të paligjshme në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Të dy personat u ndaluan në stacionin policor për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut njoftojnë se do të vazhdojnë me kontrolle të rregullta për të siguruar respektimin e ligjit në këtë fushë.

Trending