Trendy

Izet Mexhiti sjell 1.5 milionë euro për Çairin!

Para 8 muaj

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se ka nisur rikonstruksioni i Sallës Partizan – një ndër hapësirat sportive më emblematike për qytetarët e Çairit.

“Edhe 1.5 milionë euro për Çairin, për të rinjtë e Çairit, për sportin, për jetën aktive!” – ka shkruar Mexhiti, duke shpallur projektin si një investim që synon të transformojë krejtësisht këtë objekt në një qendër moderne dhe funksionale.

Ai ka theksuar se punimet po zhvillohen me intensitet dhe se për disa muaj, salla do të jetë gati për të mirëpritur sërish komunitetin sportiv të Çairit:

“Salla Partizan, dikur simbol i sportit në Çair, po merr frymë sërish. Do të ketë çdo kusht që i duhet një hapësire sportive të kohës: për stërvitje, për gara, për rritjen e talenteve të rinj.”

Mexhiti u shpreh i bindur se ky projekt është dëshmi e vizionit të tij për një Çair aktiv, të rinor dhe të shëndetshëm:

“Ky është Çairi që duam! Çairi i të rinjve, i sportit, i mundësive.”

Trending