Paraqitje e ministrit serb të Investimeve Publike, Darko Glishiç, në emisionin e mëngjesit në televizionin Pink përfundoi me ndërprerje të papritur, pasi shfaqi simptome të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Në një moment, Glishiç filloi të ishte i paqartë në bisedë dhe nuk arrinte të formonte fjali, gjë që shqetësoi prezantuesit, të cilët disa herë e pyetën nëse ndihej mirë. Kur nuk morën një përgjigje të qartë, programi u ndërpre menjëherë dhe ministri u dërgua urgjentisht në spital.
UDARNO: Hitno prekinut program na Pinku! Glišić se šlogirao u sred emisije?!
Ministru za javna ulaganja Darku Glišiću naglo je pozlilo uživo u jutarnjem programu na Pinku. pic.twitter.com/otIuN977tP
— Mario ZNA (@MarioBojic) August 5, 2025
Sipas informacioneve jozyrtare, ekziston dyshimi se Glishiç ka pësuar një goditje të rëndë në tru. Pak pas shtrimit në spital, aty mbërriti edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili konsiderohet një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ministrit.
Darko Glishiç është anëtar i Partisë Progresive Serbe që nga themelimi i saj, dhe që nga viti 2016 drejton Komisionin Ekzekutiv të kësaj partie. Funksionin e ministrit e ushtron që nga maji i vitit 2024.
Më poshtë mund të ndiqni videon e momentit dramatik në studio.










