Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se me kërkes të Prokurorisë, gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj 65-vjeçarit me iniciale T.K. nga fshati Stojkovë në komunën e Bogdancit, përcjell TV21. Nga Policia shtojnë se gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, është gjetur marihuanë, rrënjë marihuane.
“Më 04.08.2025, me urdhër gjykate, punonjës policie nga SPB Strumicë – DPB Gevgelija kryen kontroll në shtëpinë dhe oborrin e tij në fshatin Stojakovë, ku u gjetën 56 bimë marihuane me lartësi deri në 2.80 metra, marihuanë, fara kanabisi, një makinë për grirjen e marihuanës me mbetje të saj dhe sende të tjera me mbetje marihuane”, thonë nga MPB./tv21.tv










