Një 23-vjeçar nga Lezha ka rënë në prangat e Policisë shqiptare pas një veprimi të rrezikshëm në një zonë turistike. I riu u filmua teksa qarkullonte me automjet tip “G-Class” në breg të detit në plazhin e Vainit, në një zonë të mbushur me pushues, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre.
Pas verifikimeve të kryera nga Policia e Lezhës, autori u identifikua si shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë, i cili u shoqërua në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale.
Në përfundim, ai u ndëshkua me një gjobë administrative prej 50 000 lekësh, në zbatim të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor.
Policia e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për denoncimin dhe thekson se reagimi ndaj rasteve të tilla do të jetë i menjëhershëm dhe i paanshëm, në zbatim të ligjit.










