Trendy

Valon Zeqiri ndryshon realitetin në NPK “Sharri”: Fund padrejtësive ndaj punëtorëve

Para 8 muaj

Drejtori i N.P..K “Shari”, Valon Zeqiri ka njoftuar se brenda një viti ka arritur që të ndryshojë gjendjen e Ndërmarrjes.

Siç ka njoftuae vet Zeqiri brenda këtij një vjeçari sa është në krye të Ndërmarrjes, i ka dhënë fund padrejtësive ndaj punonjësve.

Ka zbuluar edhe shifra nga numri i të punësuarve.

Statusi i plotë:

Sot bëhet një vit që nga dita kur mora përgjegjësinë për të drejtuar Ndërmarrjen Publike Komunale “Sharri” në Tetovë. Një vit i mbushur me sfida, por edhe me rezultate konkrete që i kanë dhënë kuptim çdo dite pune.

✅ Sot janë shpërndarë 17 vendime pune, pa dallime partiake, fisnore apo personale – vetëm mbi bazën e meritës dhe nevojës institucionale.
✅ Sot kemi përmbyllur një padrejtësi shumëvjeçare: punëtorë që kishin deri në 10 vite të punësuar pa kontratë, pa sigurim shëndetësor dhe pa kontribute pensionale, sot janë të barabartë me të gjithë të tjerët.
✅ Për herë të parë pas shumë vitesh, punëtorët e NPK Sharrit pasi ishin 3 roga në minus marrin rregullisht pagat, gëzojnë sigurime shëndetësore dhe punojnë në kushte të sigurta e dinjitoze.

Ky nuk është thjesht sukses i imi personal – ky është sukses i gjithë ekipit të ndërmarrjes, por mbi të gjitha sukses i punëtorëve, që për vite me radhë kanë qëndruar në heshtje, të paqartë për të nesërmen e tyre.

🤝 Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin e Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, për mbështetjen e vazhdueshme, për besimin dhe për vizionin që e ndan me ne për një administratë publike të drejtë, efikase dhe në shërbim të qytetarit.

🤝 Jam i vetëdijshëm se shumë punë na pret përpara. NPK Sharri duhet të vazhdojë të forcohet, të modernizohet dhe të jetë shembull për ndërmarrjet tjera në rajon. Por kjo është rruga jonë. Ky është model i qeverisjes me përgjegjësi dhe ndjeshmëri sociale. Një drejtim që i jep dinjitet punëtorit dhe rikthen besimin e qytetarit në institucionet publike.

Me respekt,
Valon Zeqiri
Drejtor i NPK Sharri

Trending