Trendy

Falsifikim gjyqësor? Prona e trashëguar “zhduket” pa dijeni të trashëgimtarëve!

Para 8 muaj

Të martën në orën 13:40, në SPB-Tetovë, një 65-vjeçar nga një fshat i Tetovës, me banim në Shkup, ka denoncuar se personi me iniciale B.H. po ashtu nga rrethina e Tetovës, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, është bërë pronar i një prone të patundshme në fshat, e cila ishte në pronësi të babait të tij e për të cilën posedon fletë pronësore.

Sipas denoncimit, në Agjencinë për Kadastër dhe Pasuri të Patundshme Tetovë, ai është informuar se parcela me vendim gjyqësor të datës 05.11.2024 nga Gjykata Themelore në Tetovë, është regjistruar në emër të personit B.H., ndërsa më pas e njëjta parcelë me kontratë është transferuar personit M.M. nga një fshat tjetër i Tetovës.

Sipas denoncimit, prona e cila tani figuron në emër të një personi tjetër, është transferuar pa dijeninë e tij dhe vëllait të tij, të cilët janë trashëgimtarë të ligjshëm të babait të tyre, dhe as nuk janë ftuar në gjykatë në lidhje me vendimin e marrë për parcelën dhe dyshon se për këtë janë përdorur dokumente të falsifikuara. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. (koha.mk)

Trending