Trendy

“Vazhdoni fundërrina!” – Arben Fetai shpërthen ndaj BDI-së me akuza për shpifje dhe manipulim

Para 8 muaj

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga eksponentët kryesor të VLEN-it, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj, siç i quan ai, “shpifjeve të ulëta” që, sipas tij, vijnë nga zyrtarë dhe eksponentë të BDI-së.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Fetai thekson se sulmet e orkestruara ndaj tij dhe ndaj koalicionit VLEN nuk do të kenë efekt negativ, përkundrazi:
“Çdo gënjeshtër që hidhet kundër meje dhe VLEN-it, vetëm sa forcon vendosmërinë për të çmontuar regjimin e BDI-së”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, ai nuk kurseu gjuhën e drejtpërdrejtë, duke e përmbyllur mesazhin me një frazë të fortë:
“Vazhdoni fundërrina!”

Reagimi i Fetait vjen në një klimë të tensionuar politike, ku përplasjet mes VLEN-it dhe BDI-së po thellohen, ndërkohë që opinioni publik ndjek me vëmendje çdo lëvizje në horizontin e përballjes së këtyre dy blloqeve politike shqiptare.

Trending