Trendy

Ulet çmimi i pajisjeve shkollore, vendimi vlen nga 15 gushti deri në 15 shator

Para 8 muaj

Në mbledhjen e fundit Qeveria ka vendosur uljen e çmimit të pajisjeve shkollore. Sipas njoftimit me qëllim të parandalimit të shtrenjtimit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor është vendosur që të obligohen tregtarët të ulin çmimet për së paku 10 për qind për tregtinë me shumicë dhe më së paku 15 për qind për tregtinë me pakicë. Sipas Qeverisë me këtë vendim, tregtarët e çantave, fletoreve dhe pajisjeve të tjera shkollore detyrohen që prodhimet t’i shesin me çmim të ulur. Vendimi vlen për periudhën nga 15 gushti deri në 15 shtator.

Ndërkohë në po të njëjtën mbledhje të Qeverisë është vendosur vazhdimi i gjendjes së krizës për 30 ditë për shkak të situatës më zjarret. /Alsat.mk

Trending