Trendy

Iseni: Ne nuk premtojmë për sy e faqe – ne veprojmë! 258 shqiptarë fitojnë dinjitetin e mohuar!

Para 8 muaj

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur se në këtë institucion janë realizuar avancime dhe punësime të reja për dhjetëra shqiptarë, si pjesë e procesit për përfaqësim të drejtë.

Postimi i tij i plotë:

Sot me shumë kënaqësi ndaj me ju një lajm që tregon më së miri se si po kthehet drejtësia dhe dinjiteti për shqiptarët në institucionet shtetërore! 147 avancime me arsim të lartë. 111 avancime me shkollë të mesme. 38 punësime të reja.
Të gjithë këto shqiptarë që për vite me radhë janë lënë në harresë, nënvlerësuar dhe diskriminuar në MPB. Ky nuk është thjesht një numër. Kjo është fytyra e re e përfaqësimit të drejtë.
Kjo është fitorja e meritës ndaj padrejtësisë. Kjo është kthesa që kemi pritur, kthesa që po e bëjmë realitet bashkë me qytetarët!
Ne nuk premtojmë për sy e faqe, ne raportojmë me vepra. Procesi vazhdon për çdo të padrejtë të djeshme, do të ketë një korrigjim të ndershëm sot.

Trending