Trendy

Tentoi të vjedhë rrymën, shkaktoi zjarr në lagjen Serovë

Para 11 muaj

Mbrëmë në lagjen Serovë në Çair ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike dhe në një shtëpi pasi një person u kap duke tentuar të vjedhë rrymë. Vjedhësi ka lidhur kabllo direkt nga shtylla në shtëpi. Rasti u raportua në

Njësinë e informacionit dhe komandës pranë MPB-së kurse zjarrfikësit dolën në terren, e lokalizuan dhe e fikën zjarrin.

Sipas informacioneve, pronari i shtëpisë heq dorë nga procedurat e mëtejshme kundër personit që u përpoq të vidhte energji elektrike. Megjithatë, gjatë vjedhjes, kablloja që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme është shkrirë gjatë shpërthimit të siguresave të EVN-së, më pas kablloja ka rënë në rrugën “Serava” duke hedhur shkëndija, ku është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e kalimtarëve.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Trending