Më 09 gusht 2025, në orën 18:50, në rrugën regjionale Tetovë-Gostivar, në fshatin Sinicanë të komunës Bogovinë, ndodhi një aksident trafiku midis një automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.S. (20) nga Bogovina, dhe një motoçiklete të drejtuar nga A.B. (28) nga Sinicana.
Në aksident, shoferi i motoçikletës, A.B., pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transportua në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim mjekësor.
Inspektimi i vendit të ngjarjes u krye nga një prokuror publik dhe një ekip i SPB Tetovë, të cilët po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.










