Jeta e përditshme e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe më e vështirë, ndërsa statistikat zyrtare konfirmojnë atë që të gjithë e ndiejnë në lëkurën e tyre – inflacioni në korrik arriti në 4.8% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Edhe pse shifra mund të duket e moderuar në letër, në realitet goditja mbi buxhetin e punonjësit të zakonshëm është shumë më e fortë.
Çmimet e produkteve bazë ushqimore u rritën përsëri. Buka, qumështi, vezët dhe vaji shënuan rritje të vazhdueshme në muajt e fundit, ndërsa frutat dhe perimet po bëhen gjithnjë e më të vështira për familjen mesatare. Në krahasim me vitin e kaluar, disa produkte sezonalë, si specat dhe domatet, janë më të shtrenjta deri në 100%. Shkurt – paga minimale me një jetesë modeste, zgjat jo më shumë se dy javë, edhe atë vetëm nëse blihen produktet bazë.
Rritjet e çmimeve nuk janë të kufizuara vetëm në markete. Frizeritë, gastronomia, madje edhe shërbimet bazë të servisimit janë mesatarisht më të shtrenjta nga 10 deri në 20 për qind. Qytetarët thonë se çdo dalje jashtë apo përdorim i shërbimeve u zbraz xhepin shumë më shpejt se më parë.
Ndërsa çmimet rriten, pagat e shumicës së punonjësve mbeten të njëjta. Rritjet në sektorin publik dhe privat janë minimale dhe të pamjaftueshme për të kompensuar rënien reale të fuqisë blerëse. Për shumë familje, çdo muaj paraqet një luftë për mbulimin e shpenzimeve bazë. Sipas ekspertëve ekonomikë, nëse nuk merren masa për kufizimin e tronditjeve të çmimeve dhe stimulimin e rritjes së pagave, diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve do të vazhdojë të rritet. Kjo mund të ulë më tej konsumimin vendas dhe të ngadalësojë ekonominë.
Inflacioni nuk është vetëm një shifër në raportet statistikore – ai është realitet që çdo qytetar e ndjen sa herë paguan në kasë, shlyen faturat apo bën pazar javor. Pa një reagim të shpejtë dhe efikas, standardi i jetesës do të vazhdojë të tkurret, dhe pakënaqësia mes qytetarëve do të rritet. (koha.mk)










