Trendy

Mexhiti: Tre vende të reja parkimi në Fushë Topanë, te rruga “Ismail Qemali”

Para 7 muaj

Në lagjen Fushë Topanë, përgjatë rrugës “Ismail Qemali”, kanë nisur punimet për krijimin e tre vendeve të reja parkimi, njoftoi Izet Mexhiti. Investimi, i realizuar nga Komuna e Çairit, është pjesë e planit për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe lehtësimin e qarkullimit në lagjet me zhvillim të shpejtë.

“Sot isha në terren, në rrugën “Ismail Qemali” të lagjes Fushë Topanë, për të ndjekur nga afër punimet për krijimin e tre vendeve të reja parkimi, një nevojë e kahershme për banorët e kësaj zone. Ky investim i Komunës së Çairit është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës urbane, dhe lehtësimin e qarkullimit në lagjet me zhvillim të shpejtë. Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe po zhvillohen me kujdes, në mënyrë që banorët të kenë sa më pak pengesa gjatë kësaj periudhe, ndërsa garantojmë që gjithçka të bëhet me standarde të larta cilësie”, ka shkruar mes tjerash Mexhiti.

Trending